Aktori i famshëm, Daniel Craig është nderuar me një yll në “Walk of Fame” të Hollivudit përpara publikimit në SHBA të filmit të ri të James Bond, “No Time To Die”. I emocionuar, aktori tha se ishte shumë i ndëruar për këtë vlerësim.
Asnjëherë nuk kam menduar se do ta dëgjoja veten duke e thënë këtë, por është një nder absolut të ecësh në Hollywood. Të jem në këtë trotuar, i rrethuar nga të gjitha këto legjenda më bën një njeri shumë, të lumtur, kështu që faleminderit shumë”.
Ndërkohë, filmi i ri i James Bond, “No Time To Die”, theu rekordin e fundjavës, me daljen e fundit të Daniel Craig në rolin e heroit Bond, me të njëjtin fitim prej 29 milion euro. Filmi u shfaq në Britani dhe Irlandë të enjten dhe arriti hapjen më të mirë tre-ditore të Bond-it në historinë e tij 60-vjeçare. Deri më tani është shfaqur në 54 vende, përfshirë Gjermaninë, Spanjën, Brazilin dhe Japoninë, duke fituar 121 milionë dollarë, tha “Universal”.
Fansat në Britani u mblodhën në kinematë në të gjithë vendin gjatë fundjavës për të kapur aventurën e fundit të 007, 18 muaj më vonë nga sa ishte planifikuar, por për një mori vlerësimesh pozitive. Kritiku i filmit në gazetën “Times”, Kevin Maher, e vlerësoi në maksimum me pesë yje. Sidoqoftë, lëvdatat nga kritikët nuk ishte universale pasi të tjerë e panë të tepruar kohëzgjatjen prej dy orësh dhe 43 minutash.