Dy pasgoditje të reja të fuqishme goditën sot Turqinë dhe Sirinë, të dyja vendet ende të tronditur nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit që vranë të paktën 47,000 njerëz.
Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi rajonin kufitar Turqi-Siri në një thellësi prej vetëm 2 km. Pasgoditja jashtëzakonisht e cekët u pasua nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë disa minuta më vonë me qendër jo shumë larg nga i pari në rajonin e Hatay. Hatay ndodhet në Detin Mesdhe dhe agjencia turke e fatkeqësive tha se niveli i detit mund të rritet me 50 cm, duke paralajmëruar njerëzit që të qëndrojnë larg bregut.
Qendra Sizmike Evropiane paralajmëroi se disa zona në Turqi mund të përballen me cunami.
AFAD ka deklaruar se zona bregdetare duhet të evakuohet urgjentisht, pasi ekziston rreziku i cunamit pas tërmeteve të fundit në Hatay.
Qendra Sizmike Evropiane shtoi se qytetarët duhet të qëndrojnë larg vijës bregdetare në mënyrë që të marrin masa paraprake kundër rrezikut të rritjes së nivelit të detit deri në 50 centimetra.
Kujtojmë se pasditen e sotme Turqia është goditur nga dy tërmete të ndryshme, njëri i magnitudës 6.4 shkallë Rihterit në Defne të Hatayt dhe i dyti i 5.8 ballë me qendër në Samandag.