Angelina Jolie do të vizitojë Pakistanin e shkatërruar nga përmbytjet. Këtë e bëri me dije në një deklaratë Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC). Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur dhe shkrirja e akullnajave në rajonet malore të Pakistanit kanë zhytur 1/3 e tokës së vendit, duke marrë jetën e më shumë se 1500 njerëzve.
Autoritetet kanë paralajmëruar se mund të duhen deri në gjashtë muaj që ujërat si pasojë e përmbytjeve të tërhiqen në zonat më të goditura të vendit, pasi rritet frika mbi kërcënimin për shfaqjen e sëmundjeve që vijnë nga uji, duke përfshirë kolerën dhe dengën. Si pasojë e përmbytjeve, 3.4 milionë fëmijë kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme.
Në deklaratën e IRC thuhet se Jolie do të vizitojë zonat e prekura për të dëshmuar dhe kuptuar situatën dhe për të dëgjuar drejtpërdrejtë nga njerëzit për nevojat e tyre si dhe për të parandaluar pasojat në shëndet që mund të vijnë nga këto përmbytje. Është akoma e paqartë Jolie ka mbërritur në Pakistan, apo sa pritet të zgjasë udhëtimi.
Ministrja e Pakistanit Sherry Rehman, e përshkroi situatën si “katastrofën më të keqe humanitare të kësaj dekade” dhe ka bërë thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare në sigurimin e “ushqimit, tendave dhe ilaçeve”./tvklan.al