Prodhuesi gjerman i automobilave Volkswagen ka tërhequr 114,478 automjete në Shtetet e Bashkuara për shkak të problemeve me airbag-ët që mund të paraqesin rrezik për drejtuesit në rrethana të caktuara, njoftoi Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada të SHBA-së (NHTSA). Sipas CNN, airbag-ët në anën e shoferit mund të shpërthejnë për shkak të lagështisë afatgjatë dhe temperaturave të larta, duke rrezikuar sigurinë e tij.
Bëhte fjalë për disa automjete Passat të prodhuara nga viti 2012 deri në 2014, Passat Sedan të prodhuara në 2006 dhe 2007, Passat Wagon nga 2017 dhe disa Beetle të famshme të modernizuara të prodhuara midis 2017 dhe 2018.
Të gjithë blerësit e automjeteve me airbag potencialisht të pasigurt do të njoftohen deri më 27 dhjetor dhe kompania do t’i lejojë ata të zëvendësojnë jastëkun e ajrit në anën e shoferit pa pagesë në një dyqan Volkswagen.