Mbretëresha Elizabet II mbylli sytë më tetë shtator në moshën 96-vjeçare, pas shtatë dekadash në fron.
Pas ceremonive disa ditore, këtë të mërkurë arkivoli i monarkes ka mbërritur në Pallatin e Westminsterit.
Që pas lajmit të vdekjes mijëra njerëz janë mbledhur në sheshe, për të ndjekur intenerarin e arkëmortit të Mbretëreshës.
Në kohën kur Elizabet u bë mbretëreshë në vitin 1952, ajo ishte tashmë nënë e dy fëmijëve. Karli lindi në 1948, një vit pas martesës së saj, dhe Anne dy vjet më vonë në 1950.
Elizabet shpesh ndahej nga fëmijët e saj të vegjël, edhe para se të bëhej mbretëreshë, pasi kishte marrë përsipër angazhimet e babait të saj të sëmurë.
Por pas ngjitjes në fron në moshën 25-vjeçare, vitet e para të mbretërimit të saj iu kushtuan vetëm ndjekjes së gjurmëve të babait, duke provuar se ishte mjaft e mirë për këtë punë.
Kjo nënkuptonte periudha më të gjata larg fëmijëve. Vetëm në vitet 1960, kur ajo lindi Andrew dhe Edward, mbretëresha ishte në gjendje të balanconte rolet e saj si monarke dhe nënë në mënyrë më të barabartë.
Më poshtë do të ndiqni një vështrim të disa nga momenteve më të famshme të ballkonit të Mbretëreshës që qëndroi për 70 vite në fron.
1927: Vetëm një vjeç, Princesha Elizabeth shfaqet në ballkonin e Pallatit Buckingham.1937: Princesha Elizabeth (në mes) pas kurorëzimit të Mbretit George VI pas abdikimit të vëllait të tij Mbretit Edward VIII1953: Mbretëresha përshëndet mbështetësit pas kurorëzimit të saj në Westminster Abbey1957:Në ballkon Nëna Mbretëreshë, Dukesha e Kentit, Mbretëresha, Princesha Anne, Dukesha e Gloucesterit, Princesha Royal, Princesha Margaret, Duka i Gloucesterit, Duka i Edinburgut dhe Princi Charles1971: Earl of St Andrews, Zonja Helen Windsor, Princesha Anne, Zonja Sarah Armstrong-Jones, Nëna Mbretëreshë, Princi Eduard, Mbretëresha dhe Duka i Edinburgut1964: Mbretëresha në ballkonin e Pallatit Buckingham, duke mbajtur djalin 12-javor Princ Edward pas Trooping the Colour. Gjithashtu aty janë Nëna Mbretëreshë, Mbretëresha, Princi Andrew dhe Duka i Edinburgut1977: Mbretëresha dhe Princi Philip bashkohen nga Earl Mountbatten pas procesionit të Jubileut të Argjendtë1985: Karli III, Harry (qëndron në krahët e tij), Princeshë Diana, Princesha Anne dhe Princ Edward.1992: Katër breza të familjes mbretërore. Mbretëresha, Princi i Uellsit, Nëna Mbretëreshë, Princesha e Uellsit dhe Zonja Gabriella Windsor, vajza e Princit të Kentit