BBC shkruan se disa raportime sugjerojnë për shumë viktima, pas një sulmi me raketë në një kazermë të ushtrisë ukrainase në qytetin jugor të Mykolaiv. Një raport thotë se të paktën 45 persona kanë mbetur të vrarë.
Korrespondenti i BBC në Odesa, Andrew Harding, raporton se të paktën dy raketa goditën kazermat e ushtrisë në periferi të qytetit.
Harding thotë se kazermat përdoreshin për të trajnuar ushtarët lokalë, në qytetin që është përballur me një ofensivë të madhe ruse përgjatë bregut të Detit të Zi.
“Mykolaiv ka përjetuar javë të tëra bombardimesh intensive, pasi trupat ruse u zbrapsën nga qyteti. Pas kësaj, forcat ruse u përpoqën të anashkalonin qytetin në veri, por u penguan përsëri nga ukrainasit. Shumë civilë janë larguar drejt perëndimit”, tha korrespondenti i BBC./tvklan.al