Romës, Fontana di Trevi, u rihap pas restaurimeve që zgjatën 3 muaj, në kohë për përurimin e vitit të shenjtë 2025.
– Advertisement –
Për nxitjen e vizitorëve, por edhe për parandalimin e mbipopullimit, autoritetet kanë prezantuar një sistem të ri aksesi.
Një grup do të kontrollojë hyrjen tek monumenti, që do të lejojë 400 persona njëherësh. Këta të fundit do të paguajnë një tarifë hyrjeje prej 2 eurosh dhe do të kenë 30 minuta kohë për të qëndruar.
Sinkron Claudio Parisi Presicce, përgjegjës për trashëgiminë kulturore, Romë: Kemi eksperimentuar një mënyrë të re për të zbuluar nëse ishte e mundur të rivendosej kontakti direkt me monumentin; një kontakt që do t’i lejojë vizitorëve të vlerësojnë të gjithë historinë e këtij monumenti madhështor, i stilit barok dhe neoklasik”.
Rihapja e monumentit vjen teksa Roma pritet të festojë Vitin e Shenjtë, i njohur ndryshe si Viti Jubilar. Do të jetë ati i shenjtë Papa Françesku që do ta celebrojë atë duke hapur Derën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, vigjiljen e Krishtlindjes.
Viti jubilar është një periudhë qetësimi shpirtëror, faljeje dhe festimi, që ndiqet çdo 25 vjet.