Një tjetër deklaratë e Meghan Markle në intervistën e bujshme për Oprah, rezulton të jetë gënjeshtër.
“Page Six” ka bërë të ditur se Meghan Markle nisi punën për projektin e saj në Netflix me David Furnish shumë kohë para se të linte Anglinë, konkretisht që në vitin 2018.
“Markle ishte në diskutime me Netflix, ndërsa dukesha ishte ende pjesë e familjes mbretërore dhe ende jetonte pas mureve të Pallatit”, thanë burime për median e huaj.