Me këtë pozë provokuese, Rita Ora është bërë pjesë e kalendarit Pirelli për vitin 2022. Këtë e njoftoi vetëm përmes një postimi në Instagram ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare, e cila tha se ndihej e nderuar që këtë vit kishte arritur të bëhej pjesë e kalendarit më të famshëm në botë.
Kalendari i vitit të ardhshëm përfshin edhe figura të tjera të njohura të botës së artit të rangut Sher, Xhenifer Hadsën, Igi Pop, Grajms, etj.
Shumica e fotove të këtij viti janë shkrepur në Pallatin e Teatrit në Los Anxheles, që daton në 1911 si dhe në kështjellën Marmon në France.
Kalendari Pirelli publikohet çdo vit prej 1964-ës dhe përmban foto të njerëzve të famshëm kryesisht nga bota e kinematografisë, muzikës dhe sportit, ku figurat pozojnë në mënyrë provokuese nudo ose gjysmë të zhveshur.