Duke filluar nga mbrëmja e sotme Saturni, planeti i lidhur tradicionalisht me disiplinën, rendin dhe karmën, do të kalojë në prapavijë duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë te të 3 shenjat e mëposhtme të zodiakut. Saturni është një planet i drejtë dhe do t’ju ndihmojë të qartësoni idetë dhe të vendosni prioritete.
Dashi/ Saturni retrogradë është një provë e vështirë për të lindurit e shenjës së Dashit. Dashi, i mësuar me një mënyrë jetese aktive, duhej të ngadalësohej pak dhe të zhytej në botën e fantazisë për të kuptuar se çfarë saktësisht i tërheq atje. Saturni do të përpiqet t’ju tregojë se në cilat fusha ju mungon kontrolli. Përfitoni nga kjo periudhë për të bërë një plan për të përmirësuar jetën tuaj.
Binjakët/ Përfaqësuesit e kësaj shenje presin ndryshime në punën e tyre. Qasja ndaj punës do të ndryshojë, mund të ngarkoheni me shumë detyrime dhe nuk do e keni të lehtë t’i përballoni ato. Gjatë lëvizjes retrogradë të Saturnit, do të nxirrni mësime shumë të vyera rreth qëndrimit tuaj ndaj punës që do të thonë shumë në karrierën tuaj.
Virgjëresha/ Prania e Saturnit është një provë e forcës për Virgjëreshat, por ndryshe nga Dashi, ju ndihmon të zbusni tundimet. Tema e marrëdhënieve emocionale ka qenë e rëndësishme për ju muajt e fundit. Do të bëni pak pushim gjatë lëvizjes retrogradë të Saturnit, për të vendosur drejt prioritetet e marrëdhënies suaj dhe mendoni se çfarë ju ka ndodhur gjatë kësaj periudhe, gjë që do t’ju ndihmojë të mos lëndoheni./Living/