Nga të gjitha krijesat në Tokë, vetëm dy mund të prodhojnë gjuhën njerëzore: njerëzit dhe zogjtë. Nga të paktët zogj që mund të imitojnë të folurit njerëzor, duke përfshirë zogjtë mynah, sorrat dhe korbat, papagallët janë padyshim më të mirët në imitimin e tingujve. Papagajtë madje janë të aftë të mësojnë dhe të përdorin dialekte të ndryshme. Ata gjithashtu përpiqen të përshtaten, qoftë mes papagajve të tjerë apo njerëzve të tjerë, shkruan risi3d.com
Por si mund këta shpezë të artikulojn tinguj në gjuhën e njerëzve?
Pas shumë diskutimeve e kërkimeve të kryera, shkencëtarët arritën të zbulojnë sekretin nervor të papagallëve! Në mënyrë të veçantë, ata gjetën se aftësia e imitimit të tingujve të dëgjuar në mjedis, por, dhe e zërave të njerëzve ka të bëjë me ndërtimin e veçantë të një pjese të trurit të tyre.
Hulumtuesit zbuluan se disa “qarqe” të trurit të papagallëve u dyfishuan rreth 29 milionë vjet më parë. Me sa duket ky lloj evolucioni, i bëri ata përsëritës tingujsh e fjalësh, pasi ekzistenca e dy zonave identike në tru i mundëson të kopjojnë dhe përpunojnë tingujt e dëgjuar në qendrat nervore.
Po ashtu shkencëtarët hamendësojnë se, e njëjta aftësi imitimi te njeriu, rezultoi nga një kopje e ngjashme e disa “qarqeve” të trurit.