Cikli menstrual: fillimi i ciklit
Ju mund të ngelni shtatzënë në ditë të veçanta të ciklit tuaj çdo muaj. Cikli juaj fillon në ditën e parë që ju rrjedh gjak nga vaginajuaj. Ky është quajtur një cikël menstrual.
Cikli juaj zgjat rreth 28 ditë:
- Disa gra kanë një cikël më të shkurtër dhe të tjera një më të gjatë.
- Cikli zgjat midis 25 dhe 35 ditëve.
- Disa gra kanë një cikël të parregullt. Çdo muaj, cikli i tyre ndryshon në kohëzgjatje.
- Kohëzgjatja e një cikli të gruas mund të ndryshojë gjatë jetës së saj. Gjatë pubertetit, cikli është shpesh më i parregullt.
- Fekondimi i një vezëze
- Ju mund të ngelni shtatzënë nëse një spermatozoid fekondon vezëzën. Kjo kryesisht ndodh nëpërmjet marrëdhënies seksuale me një burrë. Nëse një burrë ejakulon, spermatozoidet hyjnë në vaginëntuaj. Ju ngelni shtatzënë nëse:
- Një spermatozoid hyn në vezëz dhe e fekondon atë dhe;
- Vezëza e fekonduar arrin një implantim të suksesshëm në membranën mukoze të mitrës. Ajo do të fillojë të rritet.
- Ju s’keni cikle menstrualë gjatë shtatzënisë tuaj. Megjithatë, disa gra mund të humbin pak gjak në muajt e parë të shtatzënisë.
- Ju mund të ngelni shtatzënë për rreth 6 ditë në muaj: vezëza qëndron në jetë për 1 ditë, spermatozoidi deri në 5 ditë. Ju jeni pjellore rreth 5 ditë para ovulacionit dhe ditën pasi ovulacioni ndodh. Në ditët në vijim, deri në ditën para ovulacionit tuaj të ardhshëm, ju nuk jeni pjellore.
Cikli menstrual: jo shtatzënë
Nëse vezëza nuk është fekonduar, mitra do ta nxjerrë vezën dhe membranën mukoze. Ju keni ciklin tuaj menstrual: gjaku largohet nga trupi juaj nëpërmjet vaginës tuaj. Cikli menstrual zgjat 3 deri në 7 ditë. Një cikël i ri fillon në atë moment.