Taylor Swift festoi një shfaqje të suksesshme të dytë të Eras Tour në Buenos Aires, Argjentinë, duke zyrtarizuar romancën me Travis Kelce, sipas një videoje të marrë nga një fanse e pranishme.
Kelce , i cili sapo kishte parë koncertin së bashku me babain e Swift-it – ishte duke pritur për këngëtaren “Anti-Hero” në prapaskenë në Estadio Monumental pasi koncerti tre-orësh përfundoi të shtunën në mbrëmje.
Swift përshëndeti fansat ndërsa doli nga skena para se të vraponte në krahët e Kelce për t’i dhënë një përqafim dhe puthje.
Kampioni i Super Bowl mbërriti në Argjentinë të premten në mëngjes, por duhej të priste për të parë performancën e fitueses s ë Grammy-t, sepse shfaqja e asaj nate u shty për të dielën për shkak të motit të keq. Dyshja e shfrytëzuan në maksimum mbrëmjen e tyre të lirë dhe u panë për darkë së bashku me të atin në kryeqytet. Page Six konfirmoi të mërkurën se Travis do të shkonte në Amerikën e Jugut për të qenë me Taylor, por udhëtimi do të ishte i shkurtër për shkak të detyrave të tij në NFL. “Ai duhet të kthehet të dielën për stërvitje të hënën,” tha burimi i brendshëm.
Swift dhe Kelce u lidhën për herë të parë në gusht, pasi ai u përpoq dhe dështoi t’i jepte numrin e tij pas koncertit të saj në Kansas City në korrik.
Artistja ka marrë pjesë në disa nga lojërat e tij të futbollit në të gjithë SHBA-në dhe dyshja madje shkuan në NYC së bashku në tetor për të bërë një paraqitje surprizë në “Saturday Night Live”./Lapsi.al