Sipas nënës së Emily Ratakowskit, Kathy, mjeku që e priti në lindje modelen pasi e ngriti sipër bërtiti:
”Shikoni sa e gjatë dhe e bukur është ajo’ .
Të nesërmen po sipas Kathy mjeku obstetër solli fëmijët e tij në spital për të parë Emilyn.
Ishte një foshnje kaq e bukur’ shprehej gjithmonë me krenari nëna e Ratakowskit.
Në librin e saj të eseve që do të dalë më 9 nëntor me titull ” Trupi im”, 30-vjeçarja Ratakowski analizon çmimin e bukurisë që ajo duhej të paguante.
Modelja zbulon obsesionin e familjes së saj me pamjen e saj dhe mënyrën në të cilën të rriturit rreth saj “seksualizuan” (domethënë, i dhanë karakteristika seksuale) trupit të saj që në moshë shumë të re.
30-vjeçari Ratajkowski, në librin e saj, foli edhe për mënyrën sesi këngëtari Robin Thicke e ngacmoi atë në videoklipin e këngës Blurred Lines, e cila i hapi derën famës.
Por duke gjykuar nga libri i modeles, kjo nuk ishte hera e parë që ajo kishte marrë ngacmime.
Emily e njohur si ” Emrata ” në botën e modës , gjithashtu përshkroi në librin e saj se si një mësuese e shkollës së mesme i kishte zbërthyer sytjenat e saja shumë vite para se Thicke ta ngacmonte gjatë xhirimit të videoklipit të saj.
Disa vjet më parë, ajo shpesh jepte intervista duke mbrojtur selfiet e saj seksi dhe fotot gjysmë të zhveshura, duke thënë se këto zgjedhje e bëjnë atë të ndihet më e fortë, vetëm për të kuptuar përfundimisht pas një kohe se në shumë raste ajo kishte pak ose aspak fuqi .
Që në moshë shumë të re, Ratakowski kuptoi se pamja e saj e bënte të dallohej, veçanërisht në sytë e prindërve të saj.
Duke u rritur si fëmijë i vetëm në San Diego, ajo shpesh e dëgjonte nënën e saj të tregonte histori nga një kohë kur ajo vetë ishte një bukuri mbresëlënëse.
Kathy, një filologe me profesion, përshkruante sesi, kur ishte e vogël, dukej si Elizabeth Taylor ose Vivian Lee, që djemtë e adhuronin ndërsa vajzat e kishin zili dhe e minonin atë.
Përmes këtyre rrëfimeve, Ratakowski ishte e bindur se kjo do të ishte trashëgimia e saj .
“Unë po përpiqesha të kuptoja saktësisht se ku prindërit e mi mendonin se i përkisja botës së bukurisë. U duk e rëndësishme për të dy, veçanërisht për nënën time, që ta konsideronin vajzën e tyre të bukur “, shkruan modelja.
Siç zbulon modleja në librin e saj, mbrëmjeve ajo lutej që Zoti ta bënte atë “më të bukurën”.
“Bukuria ishte mënyra ime për të qenë e veçantë. Kur isha e veçantë, pikërisht atëherë ndjeva dashurinë më të ngrohtë të prindërve të mi”, shkruan 30-vjeçarja.
Kur ishte 14 vjeç, bota e modelimit “trokiti në derën e saj”
Herën e parë që ajo u pikas nga një agjent agjencie, Emily po priste në radhë për të paguar në një dyqan ushqimesh.
Ratakowski mendoi se modelimi do t’i pëlqente prindërit e saj.
Ajo u shoqërua në një casting ku shumica e prindërve shoqëronin bashkëmoshatarët e saj në sport.
Babai i saj, një mësues arti i shkollës së mesme, tregoi “kartën” e saj të parë profesionale si modele – me dimensionet dhe fotot e saj – në klasën e tij.
Të dy prindërit e saj postuan fotografi të punës së saj si modele në Facebook.
Në audicionin e saj të parë, vajza adoleshente kishte veshur xhinse elastike dhe çizme të trasha të zeza.
Nëna e saj e këshillonte, ndërsa ishin të ulura së bashku në dhomën e pritjes.
Sipas Ratakowski në librin e saj, ajo filloi të tërhiqte vëmendjen e meshkujve në moshën 12 vjeç.
Që nga ajo moshë, nëna e saj vazhdimisht i komentonte me admirim vajzës së saj se si burra të panjohur e shihnin atë në rrugë.
Bota e modelimit gradualisht e shtyu Ratakoëski, e cila ishte më e shkurtër dhe kishte gjoks më të madh se shumica e modeleve, në fotografi të brendshme dhe rroba banje.
Kur ajo ishte ende në shkollë të mesme, një menaxher i tregoi disa fotografi të gojës së saj gjysmë të hapur ose buzëve të shtrënguara dhe tha me admirim: “Kjo është pamja që duam’.
“Ndjeva fytyrën time të digjej. Ishte kjo diçka për të cilën duhet të krenohesha?” shkruan modelja për incidentin.
Nëna e saj, vuri një foto seksi bardhë e zi e vajzës së saj, e cila ishte ende duke shkuar në shkollë, në banakun e kuzhinës para derës së përparme.
“Çdokush që hynte në shtëpi mund të shihte drejtpërdrejt buzët e mia të fryra, këmbët e zhveshura dhe flokët e fryrë,” shkruan Ratakowski, duke shtuar se i vinte turp nga fotografia.
Siç shpjegon ajo në librin e saj, në fillim ajo nuk i kushtoi vëmendje këtyre incidenteve.
Ajo i tha vetes se të qenit një simbol seksi dhe shfaqja lirshëm e tërheqjes së saj seksuale e bëri atë më të fortë.
Në njëfarë kuptimi, ajo kishte të drejtë, pasi këto foto i dhanë para, famë dhe mundësi për të filluar biznesin e saj.
Sidoqoftë, ndërsa ajo filloi të shihte në mënyrë progresive se si karriera e saj u shfrytëzua nga fotografët që kishin marrë poza seksi në moshë të re, dhe të takonte gjithnjë e më shumë burra si Thicke të cilët mendonin se mund ta preknin fytyrën dhe trupin e saj pa lejen e saj dhe pa pasoja, ajo kuptoi se kontrolli që ajo mendonte se kishte mbi trupin e saj dhe mënyra se si përdorej ishte vetëm një iluzion.
“Asnjëherë nuk më kishte shkuar në mendje që gratë që fitojnë pushtet përmes bukurisë për shkak “të burrave, dëshira e të cilëve u jep atyre atë fuqi’ shkruan modelja në librin e saj.