Opinionisti Arjan Konomi tregoi momentet e fundit të bisedës me ish-artisten Hueyda El-Sayed, e cila ndërroi jetë në moshën 46-vjeçare. Ai tha në studion e emisionit “Rudina” se ish-mikesha e tij nuk i tregonte se kanceri ishte përhapur (metastaza), por se po kryente kimioterapi dhe se shpresonte se do të dilte së shpejti nga spitali.
Lajmin e mësova në mëngjes nga shoqja tjetër jona që mbante kontakte me Hueydën dhe asaj i tregonte diçka më tepër duke i thënë ‘mos i thuaj Arianit’, por edhe asaj nuk ia tregonte të gjitha. Unë nuk kisha kontaktuar me Thierry, kisha folur me Hueydën dhe nuk mendon që do të vijë puna deri aty, pavarësisht se metastazat u përhapën. Ajo nuk më thoshte që ishin përhapur metastazat, ‘është efekti i kimios’, thoshte ‘kam diçka në mushkëri, po më shikojnë, kam pak ujë, po hiqet, po kurohet, ja dhe pak, një javë do më mbajnë’, pastaj kalonte java tjetër, ‘ja dhe pak ditë, është efekti i kimios’ dhe unë patjetër i thosha ‘po patjetër që do jetë efekti i kimios se gjithë ajo kimio që ke bërë do të ketë efekte anësore”,deklaroi Konomi.