Tërmeti katastrofik me magnitudë 7.8 të muajit të kaluar rrafshoi qytete të tëra, duke vrarë më shumë se 50,000 njerëz në të gjithë Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta.
TURQI- BE do të mbajë sot një konferencë në Bruksel që synon të rrisë fondet nga donatorët ndërkombëtarë për të ndihmuar viktimat e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë. Mediat e huaja raportojnë se tërmeti katastrofik me magnitudë 7.8 të muajit të kaluar rrafshoi qytete të tëra, duke vrarë më shumë se 50,000 njerëz në të gjithë Turqinë juglindore dhe pjesë të Sirisë së shkatërruar nga lufta.
Miliona njerëz u zhvendosën dhe një vlerësim paraprak nga Kombet e Bashkuara thotë se dëmi vetëm në Turqi mund të arrijë në mbi 100 miliardë dollarë. Një muaj pas të rmetit shkatë rrues vendi u pë rfshi nga përmbytjet duke pë rkeqë suar situatë n dhe duke shkaktuar 14 të vdekur që jetonin në strehimore të përkohshme.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim u ankua në fillim të këtij muaji për nivelin e dobët të përgjigjes ndaj një thirrjeje të bërë në mes të shkurtit për financim urgjent. Organizata e ndihmës Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) u bëri thirrje donatorëve që të paktën të sigurojnë që apeli urgjent i OKB-së për 1 miliard dollarë për Turqinë dhe 397 milionë dollarë për Sirinë të financohet plotësisht. OKB thotë se apeli për Turqinë deri më tani është përmbushur vetëm 16 për qind, ndërsa për Sirinë shifra është 72 për qind.