Princi Harry është kthyer kundër familjes së tij dhe vazhdon të thellojë këtë konflikt që ka krijuar ai vetë. Në syrin e botës ai nuk është më princi i respektuar si më parë por thjesht një rebel dhe një lodër në duart e Meghan.
Së fundmi nuk mjaftoi vetëm intervista por ai do të shkruajë dhe një libër për jetën e tij me familjen mbretërore.
Cili ka qënë reagimi i babait dhe vëllait të tij? Epo nuk do shumë mënd ata janë shokuar,
“Unë mendoj se të gjithë janë lodhur kur bëhet fjalë për ata të dy. Ata kanë kaluar 18 muajt e fundit duke bërë gjithçka që i premtuan Madhërisë së saj se nuk do të bënin”, tha një tjetë burim.
Ndërsa ekspertët thonë se ai po vazhdon të krijojë para në kurriz të familjes dhe të emrit të princit.
“Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë”, tha Harry.
Nuk vonoi shumë dhe eksperti mbretëror, Kirstie Allsopp iu drejtua:
“Në këtë rast ndalo së përdoruri titullin për të shitur libra.”
Thuhet se në faqet e këtij libri, Harry do të japë dhe versionin e tij të Megxit dhe arsyen pse ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore duke u shpërngulur në anën tjetër të oqeanit. Duka i Sussex pritet të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e trazuara me babanë e tij, Princin Charles dhe shkaqet e përçarjes së thellë me vëllain e tij më të madh, Princin William.