Makina e tyre u përplas me një kamion në një kryqëzim, një zonë e njohur si e ‘rrezikshme’ nga vendasit.
SHBA- 6 vajza të reja, kanë ndëruar jetë nga një aksident në mënyrë tragjike në Oklahoma të martën. Makina e tyre u përplas me një kamion në një kryqëzim, një zonë e njohur si e ‘rrezikshme’ nga vendasit. Sipas New York Post Gracie Machado, Brooklyn Triplett, Austin Holt, Madison Robertson, Addison Gratz dhe Memory ëilson u identifikuan të gjithë nga të dashurit e tyre në mediat sociale si adoleshentët që u vranë në aksidentin Shoferi i kamionit u identifikua të mërkurën si Valendon Burton, 51 vjeç. Në foto duken pamjet e aksidentit, makina e të ndjerave është shkatëruar plotësisht.
Familjar kanë postuar “dhimbjen e tyre” në rrjetet sociale për vajzat. Motra e Madison Robertson, Gabrielle ëoolly, postoi foto të saj dhe Madison në rrjetet sociale, me mbishkrimin, “Madison, motra ime e vetme. Pusho i qetë vogëlushe. Këndo me ata engjëj…”