Platforma e njohur e mediave sociale “Instagram” është bllokuar në Turqi, bëri me dije Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të vendit pa dhënë asnjë arsye ose të dhëna për sa kohë do të jetë në fuqi ndalimi.
Në faqen zyrtare thuhet se “Instagram.com është bllokuar me vendim të Autoritetit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit.
Lëvizja vjen pasi Shefi i Komunikimit i Turqisë kritikoi Instagramin se kishte bllokuar postimet ngushëlluese për vdekjen e liderit politik të Hamas.
Ismail Haniyeh u ekzekutua në një sulm nga ajri në rezidencën e tij në Teheran, pak orë pasi kishte marrë pjesë në inagurimin e presidentit të ri të vendit në Iran.