“T’ka mami yll”, titullohet “Dance Reality Show”, që do të nisë ditën e shtunë më datë 2 tetor ora 21:00 në ekranin e “ABC”. Protagonistë do të jenë fëmijët e moshës 10- 15 vjeç. Por edhe mamatë e tyre, të cilat do të synojnë, me cdo kusht, që fitues të jetë fëmija i tyre.
“T’ka mami yll” do të ngrihet mbi dy shtylla te forta: mbi sfidën e kërcimit dhe mbi debatin, që do të zhvillohet mes fëmijëve me njëri- tjetrin, mes mamave por padiskutim dhe me jurinë profesioniste që do të japë vendimin final.
“T’ka mami yll” është një “Dance Reality Show” që mendoj që është për herë të parë në Shqipëri i këtij lloji. Pyetja lind, po përse për herë të parë. Janë fëmijët si sfidë që janë në garë për njëri tjetrin, por si avokatë mbrojtës kanë prindërit e tyre që janë mamatë. Kundrejt një mendimi ndryshe që do të kenë karshi jurisë por sidomos karshi njëra tjetrës lidhur me fëmijët e tyre.
“T’ka mami yll” është një “Dance Reality Show” që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, transmeton risi.3d.com
Koreografi Albi Nako, që është dhe ideatori i këtij projekti ka thënë se “T’ka mami yll” do të vijë në ekranin e ABC jo vetëm si spektakël javor, por edhe si një format i përditshëm “reality”, ku do të zbulohen gjithë dinamikat e sfidave.
Rikujtojmë se ,” Tka Mami Yll” do të drejtojet nga moderatorja e njohur dhe e talentuar , Ilda Bejleri.
https://www.instagram.com/p/CTsU_8psADy/?utm_medium=copy_link
Ky program do të ketë edhe një juri përkatëse e cila do të japi vlerësimet dhe vendimet e duhura në këtë reality show dance… Albi Nako. Erjona Rusi dhe dr.Riselda Sejdiu ,do të jenë pjesë e jurisë të këtij programi ,ku do të vlerësojnë dhe kritikojnë çdo performancë kërcimi deri në finalen e madhe, transmeton risi.3d.com