Shkencëtarët kanë zbuluar një fosil të ri, jashtëzakonisht të plotë – një zvarranik ujor 5m i gjatë nga periudha Triasik.
Krijesa daton 240 milionë vjet më parë dhe është quajtur “dragua” për shkak të qafës së saj jashtëzakonisht të gjatë.
Quhet Dinocephalosaurus orientalis, një specie që u identifikua fillimisht në vitin 2003.
Ky fosil i ri spektakolar i ka lejuar shkencëtarët të shohin anatominë e plotë të kësaj bishe të çuditshme prehistorike.
Dr Nick Fraser, nga Muzetë Kombëtarë të Skocisë, i cili ishte pjesë e ekipit ndërkombëtar që studioi fosilin, tha se kjo ishte hera e parë që shkencëtarët ishin në gjendje ta shihnin atë plotësisht. Ai e përshkroi atë si “një kafshë shumë të çuditshme”.
Studiuesi spekuloi se një “qafë e gjatë, e përkulur dhe fleksibël”, me 32 rruazat e saj të veçanta, mund t‘i kishte dhënë një avantazh në gjueti – duke lejuar Dinocephalosaurus orientalis të kërkonte ushqim në të çarat nën ujë.
Fosili u zbulua në depozitat e lashta të gurit gëlqeror në Kinën jugore.