KIEV, 3 mars /ATSH-DPA/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me të.
“Nëse nuk doni të ikni me trupat tuaja nga Ukraina, uluni në tryezën e bisedimeve me mua, kam kohë”, tha sot Zelensky.
“Por jo në një distancë prej 30 metrash si me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz, në fund të fundit unë jam një fqinj”, tha Zelensky.
“Unë nuk kafshoj. Unë jam një individ normal. Ulu me mua, më thuaj nga çfarë ke frikë”, tha Zelensky.
Zelensky i bëri sërish thirrje NATO-s që të vendosë një zonë ndalimi për fluturimet në Ukrainë.
“Nëse nuk doni të mbyllni hapësirën ajrore tani, caktoni një datë. “Më thoni edhe sa njerëz duhet të hidhen në erë, që ta kuptoni këtë?”, tha Zelensky. //a.i/