Të paktën një person ka mbetur i vrarë sot gjatë votimit në qytetin Coyomeapan në shtetin meksikan Puebla, pas së cilës votimi në atë qendër votimi është pezulluar, njoftoi komisioni zgjedhor.
Sot në Meksikë mbahen zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale, më të mëdhatë në vend deri më tani.
Gjatë fushatës parazgjedhore u vranë 38 politikanë, kandidatë në zgjedhje.
Analistët thonë se kartelet e fuqishme të drogës në Meksikë dhe shpesh qeveritë lokale të korruptuara kontribuojnë në dhunën kundër kandidatëve në zgjedhje, raportoi Reuters.