Për herë të parë në një reagim publik pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë ka reagaur gruaja e Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenski, Olena Zelenska.
Në një letër të gjatë drejtuar të gjithë gazetarëve dhe mediave të botës ajo shpjegon situatën e rëndë që po kalon vendi i saj.
“Pavarësisht garancive nga organet propagandistike të mbështetura nga Kremlini, të cilët e quajnë këtë një ‘operacion special’, kjo është, në fakt, vrasje masive e civilëve ukrainas”, – shkrujti Zelenska në faqen zyrtare të Presidencës ukrainase!
“Ndoshta më e tmerrshmja dhe më shkatërruese e këtij pushtimi janë fëmijët që kanë mbetur viktimë. Tetë vjeçarja Alice që vdiq në rrugët e Okhtyrka-s ndërsa gjyshi i saj u përpoq ta mbronte. Ose Polina nga Kievi , e cila vdiq nga sulmet bashkë me prindërit e saj. 14-vjeçari Arseniy u godit në kokë nga rrënojat dhe nuk mundi të shpëtohej sepse ambulanca nuk arriti në kohë për shkak të zjarreve intensive.”-vijon ajo në letrën e saj drejtuar botës!
“I porsalinduri i parë i luftës, gjë e parë që pa ishte tavani prej betoni i bodrumit, fryma e parë e tyre ishte ajri i acartë i nëntokës, e rrethuar nga njerëzit e bllokuar dhe terrorizuar. Në këtë pikë, janë disa dhjetëra fëmijë që kurrë nuk kanë njohin paqen në jetën e tyre”, ka shkruar ajo. Zonja e parë e Ukrainës shkruan gjithashtu mbi sfidat e marrjes së kujdesit thelbësor mjekësor, si dhe valën në rritje të refugjatëve. Ajo u shpreh se presidenti rus Vladimir Putin e ka nënvlerësuar rezistencën e ukrainasve.
“Ndërsa propagandistët e Kremlinit mburreshin se ukrainasit do t’i mirëprisnin me lule si shpëtimtarë, ata janë shmangur me kokteje molotov,” shkroi ajo. Zelenska falënderoi gjithashtu njerëzit nga e gjithë bota për mbështetjen e vendit të saj. Dhe ajo i bëri jehonë kërkesave të burrit të saj për caktimin e Ukrainës si zonë të ndalim-fluturimit ndaj Rusisë. “Mbyllni qiellin dhe ne vetë do ta menaxhojmë luftën në terren”,-tha ajo.
“Unë dëshmoj dhe i them botës se lufta në Ukrainë nuk është një luftë thjesht “diku atje”. Kjo është një luftë mes Evropës, afër kufijve të BE-së. Ukraina po ndalon forcën që mund të hyjë në mënyrë agresive nesër në qytetet tuaja me pretekstin e shpëtimit të civilëve. Nëse nuk e ndalojmë Putinin, i cili po kërcënon të nisë një luftë bërthamore, asnjëri prej nesh nuk do të jetë më i sigurt”,-përfundon Zelenska në letrën e saj.