Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Si të përgatitemi për pandeminë e ardhshme?

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
October 23, 2021
Në Aktualitet
0 0
0
Si të përgatitemi për pandeminë e ardhshme?
0
Shperndarjet
38
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter


Pandemia e koronavirusit ishte e pashmangshme, por a duhej të ishte kaq vdekjeprurëse? Sipas Dr. Scott Gottlieb, një mjek dhe ish- komisioner i FDA , përgjigja është jo.

Siç shkruan Dr. Gottlieb në librin e tij të ri, Përhapja e pakontrolluar: Pse na shkatërroi COVID-19 dhe si mund të mposhtim pandeminë e ardhshme, disa tipare strukturore të qeverisë e bënë SHBA-në të rrezikuar ndaj pandemisë – më shumë sesa ekspertët  parashikuan.

Një tjetër problem kryesor që ndikoi, ishte sigurisht mungesa e informacionit. Si rezultat sistemet për mbledhjen e informacionit për shëndetin publik dhe informimin e politikëbërësve dhe konsumatorëve ishin të papërshtatshme për këtë krizë. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për shembull, kishin për detyrë kryesisht mbledhjen e informacionit, analizimin e tij dhe artikulimin e konkluzioneve që mund të informonin politikën dhe popullin amerikan se si të reduktonin rrezikun.

Sigurisht që ka nevojë për mendime të thella, analitike dhe studime të rishikuara nga kolegët, por në fillimin e një pandemie të papritur, që përhapet me shpejtësi, ne duhet të marrim vendime në kohë reale. Për më tepër, ne kemi nevojë për të dhëna në kohë reale që të ndërmarrin veprime menjëherë.

Kur CDC publikoi gjetjet, ato shpesh ishin të paplota. Dr. Gottlieb citon një studim të CDC që ekzaminoi se çfarë bënë njerëzit që u infektuan me  COVID-19 në dy javët para infektimit të tyre. Studimi arriti në përfundimin se të ngrënia në një restorant ishte një faktor rreziku për infektimin me COVID-19, por agjencia nuk arriti t’i pyeste njerëzit nëse hanin brenda apo jashtë.

Kjo mungesë e informacionit të besueshëm detyroi disa nga ekspertët kryesorë të shëndetësisë  të tillë si Dr. Anthony Fauci dhe Nancy Messonnier, të deklaronin në shkurt 2020 se amerikanët nuk ishin shumë të rrezikuar nga Covid, përpjekjet e kontrollit të vendit tonë kishin qenë të suksesshme dhe transmetimi në komunitet nuk kishte filluar ende. Tani e dimë se pretendime të tilla ishin të parakohshme. Por, siç shpjegon Dr. Gottlieb, problemi më i madh me reagimin e hershëm të institucioneve të shëndetit publik ndaj COVID-19 nuk ishte se nuk e dinim, por se nuk treguam besueshmëri.

Sigurisht, Kina gënjeu botën për përhapjen e hershme të COVID-19 dhe refuzoi të ndajë informacione me SHBA-në. Qeveria kineze është pa dyshim përgjegjëse për shumë nga boshllëqet tona në informacion dhe duhet të jetë përgjegjëse për rolin e saj gjatë pandemisë. Megjithatë, kishte të meta brenda sistemit që e përforcuan  dëmin. Ndër shembujt më të dukshëm është CDC, e cila ishte ngurruese, nëse jo armiqësore, ndaj të tjerëve që zhvillonin teste COVID-19. CDC po ruante me xhelozi terrenin e saj dhe ndaloi zhvillimin e testeve, raporton abcnews.al

Ajo çfarë mësuam këtu është e qartë: ne duhet të përfshijmë sa më shpejt  të gjitha aspektet e shoqërisë, veçanërisht prodhuesit komercialë për një virus kaq të shpejtë  dhe veçanërisht kur askush nuk është i përgatitur. Për muaj të tërë, virusi u përhap kudo. Testimi i hershëm do të kishte treguar jo vetëm se ku po përhapej, por edhe ku nuk po përhapej.

Ndoshta nuk do të kemi një diskutim të tillë derisa të kalojmë këtë valë të fundit të keqe të virusit, por koha më e mirë për të bërë politikë është kur këto ide janë të freskëta në mendjet tona. Tani po hyjmë në një fazë të terapive të reja,  që do të parandalojmë njerëzit të zhvillojnë simptoma të rënda të  COVID-19 përtej vaksinave.

Së shpejti, virusi do të bëhet endemik. Sigurisht që duhet të jemi vigjilentë për mos tu kthyer në ditët e errëta të bllokimeve. Jeta do të vazhdojë  dhe njerëzit do të jenë në gjendje të gëzojnë liritë e tyre./Newsweek

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Ritmi, Ekuilibri dhe Forca në Vallëzimin Modern

April 22, 2025
Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now
Aktualitet

Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now

April 11, 2025
Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë

April 7, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In