Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Sulme me raketa në Ukrainë, të paktën gjashtë viktima

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
March 9, 2023
Në Aktualitet
0 0
0
Sulme me raketa në Ukrainë, të paktën gjashtë viktima
0
Shperndarjet
10
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Rusia ndërmori një valë masive sulmesh me raketa në gjithë Ukrainën të enjten, ndërsa njerëzit ishin në gjumë, duke vrarë të paktën gjashtë civilë. Sulmet shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike dhe shkëputjen nga rrjeti të një termocentrali bërthamor.
Kievi tha se arsenali i përdorur përfshinte për herë të parë gjashtë raketa të vogla hipersonike kruz “Kinzhal”, një nga armët më me vlerë për Moskën.

“Okupatorët mund të terrorizojnë civilët. Por kjo nuk do t’i ndihmojë ata. Ata nuk do t’i shmangen përgjegjësisë për gjithçka që kanë bërë“, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në një deklaratë, duke folur për sulmet që goditën infrastrukturën dhe ndërtesat e banimit në dhjetë rajone.

Ministria ruse e mbrojtjes tha se kishte kryer një “sulm masiv” ndaj infrastrukturës ukrainase si kundërpërgjigje për një sulm ndërkufitar javën e kaluar ndaj një fshati në rajonin Bryansk të Rusisë.

Në kryeqytetin Kiev, një alarm ajror shtatë-orësh gjatë natës ishte më i gjati që kur Rusia filloi fushatën ajrore në tetor.

Moska thotë se fushata e saj për të vënë në shënjestër infrastrukturën e Ukrainës larg vijës së frontit synon të reduktojë aftësinë e Ukrainës për të luftuar. Kievi thotë se sulmet ajrore nuk kanë qëllim ushtarak dhe synojnë të dëmtojnë dhe frikësojnë civilët, duke e quajtur një gjë të tillë krim lufte.

Zyrtarët ukrainas thanë se ishte hera e parë që përballeshin me aq shumë raketa Kinzhal, të cilat Ukraina nuk ka aftësinë ushtarake t’i rrëzojë. Rusia besohet se ka vetëm disa dhjetëra raketa të tilla, të cilët lëvizin me një shpejtësi disa herë më lartë se shpejtësia e zërit dhe të cilat Presidenti Vladimir Putin thotë se janë një armë për të cilat NATO-ja nuk ka kundërpërgjigje.

Ukraina tha se sulmi kishte ndërprerë furnizimin me energji elektrike në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, më i madhi në Evropë, duke e shkëputur atë nga rrjeti ukrainas.

Kievi, porti i Odesës në Detin e Zi dhe qyteti i dytë më i madh, Kharkiv u vunë në shënjestër të sulmeve, ashtu si edhe zona të tjera të vendit, thanë zyrtarët ukrainas.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha se 40% e konsumatorëve në Kiev kanë mbetur pa ngrohje. Guvernatori i rajonit të Odesës, Maksym Marchenko, tha se një sulm masiv me raketa kishte goditur një objekt energjetik, duke ndërprerë energjinë. Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synehubov tha se qyteti dhe rajoni me të njëjtin emër ishin goditur nga 15 sulme./TCH

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Ritmi, Ekuilibri dhe Forca në Vallëzimin Modern

April 22, 2025
Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now
Aktualitet

Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now

April 11, 2025
Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë

April 7, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In