Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Si të kujdeseni për papagallin. Nisni me një program si ky

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
June 10, 2024
Në Aktualitet, Lifestyle
0 0
0
Zbulohet lloji i procesit të rrezikuar te papagajtë që tani po zbulohen në Teksas

Screenshot

0
Shperndarjet
28
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Papagalli është një zog shtëpie shumë popullor dhe me një larmi llojesh u ofrohet blerësve: secili lloj ka pupla, madhësi, jetëgjatësi dhe temperament të ndryshëm. Grupet e papagajve përfshijnë ndër të tjerë papagajtë afrikanë dhe papagajtë e Amazonës.

Papagajtë ndjehen shumë më mirë kur mbahen në mjedise të mëdha sesa në një kafaz.

Papagajtë kërkojnë shumë hapësirë dhe kujdes, por falë shoqërisë së tyre besnike dhe personalitetit të tyre ia vlen të investoni energjinë dhe kohën e nevojshme për t’u marrë me këtë zog të veçantë, transmeton Telegrafi.

Me stërvitjen e duhur, disa lloje papagajsh mund të krijojnë një fjalor të madh e të dëfrejnë të zotët dhe vizitorët e tyre. Zgjidhni papagaj në moshë të vogël dhe merruni me ta për t’i mësuar dhe mësuar me njerëzit gradualisht.

Zgjidhni një zog aktiv, me pendë të shëndetshme dhe me temperament të gëzueshëm si dhe çojeni zogun për ekzaminim tek veterineri menjëherë pasi e blini.

Jetëgjatësia e papagallit ndryshon sipas species, por shkon nga 40 deri në 100 vjeç. Një papagall i vogël mund të jetojë mesatarisht nga 10 deri në 15 vjet, ndërsa disa specie të mëdha mund të jetojnë më gjatë se ju.

Përmasat minimale të kafazit të papagajve të mëdhenj: për një çift apo një papagall të vetëm, kafazi duhet të jetë 150 x 150 x 160 cm, ndërsa për papagajtë e vegjël, 120 x 90 x 90 cm. Do të ishte mirë që kafazi të ishte edhe më i madh, por kini parasysh që këto janë përmasat minimale.

Ushqimi varet nga lloji i papagallit. Këta zogj përbëjnë një investim të rëndësishëm, kështu që ju duhet të konsultoheni me specialistin për t’u informuar në lidhje me një dietë dhe regjim ushqimor sa më optimal për zogun tuaj të veçantë.

Mund të rekomandohen formula farash dhe thërrimesh sipas dëshirës, përzierje farash të ekuilibruara (10 fara luledielli në ditë), suplemente kalciumi, ushqimesh të blerta, frutash, makaronash, orizi, patatesh, misri, kikirikësh, mishi të pjekur dhe ushqimesh të tjera.

Fakte të rëndësishme për papagajtë

* Çokollata, avokadoja dhe kokrrat e kafesë janë toksike.

* Duhet t’i bëhet testi për zbulimin e infeksionit të Chlamydophila-s: bëhet fjalë për një sëmundje që u bie si kafshëve ashtu edhe njerëzve. Shenjat klinike të infeksionit mund të jenë teshtimat, rënia në peshë dhe diarreja, edhe pse shumica e zogjve nuk kanë simptoma.

* Sasi të mëdha frutash dhe perimesh të njoma mund të shkaktojnë diarre.

* Mos vendosni objekte plumbi apo metali të galvanizuar (zinku) në kafaz: këto elemente janë toksike.

* Zogjtë shpesh i fshehin shenjat e sëmundjes, prandaj vini re çdo ndryshim sado të vogël në shëndetin apo sjelljen e papagallit tuaj, sidomos të jashtëqitjes.

* Evitoni përdorimin e purtekave me letër xhami – përdorni drurin natyral nëse keni mundësi.

* Mbajtëset e ushqimit e të ujit vendosini në një farë lartësie në mënyrë që ato të mbahen të pastra. Mos i vendosni poshtë purtekave.

* Papagajve u pëlqen të qëndrojnë në purtekën më të lartë, por megjithatë është e rëndësishme t’u jepet mundësia e zgjedhjes së purtekave që ndryshojnë nga diametri, lartësia dhe vendi ku vihen.

* Papagajtë e veçantë dhe llojet e papagajve mund të kenë ndryshime të mëdha temperamenti dhe agresiviteti.

* Papagajtë kanë nevojë për shumë vëmendje të përditshme si dhe për ngacmimin e duhur mendor në mënyrë që të luftohet kundër mërzisë e të parandalohen zakonet e tyre të këqija.

* Shumë papagaj bëhen të zhurmshëm kur mërziten, kështu që jepuni shumë lodra, madje u krijoni një hapësirë me lodra ushtrimesh.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Ritmi, Ekuilibri dhe Forca në Vallëzimin Modern

April 22, 2025
Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now
Aktualitet

Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now

April 11, 2025
Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë

April 7, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In