Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

BE gjobit Meta-n me rreth 800 milionë euro për praktika abuzive

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
November 15, 2024
Në Aktualitet
0 0
0
BE gjobit Meta-n me rreth 800 milionë euro për praktika abuzive

Screenshot

0
Shperndarjet
11
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni Evropian e ka gjobitur të enjten Meta-n, kompaninë që zotëron Facebook-un, me 797.72 milionë euro, për shkak të praktikave abuzive nga të cilat përfitoi tregu online në Facebook, i njohur si Martkerplace. Komisioni Evropian e gjobiti Meta-n… për shkeljen e rregullave të BE-së duke e lidhur shërbimin e vet online për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, me rrjetin e vet social personale, Facebook, dhe duke vendosur kushte të padrejta komerciale ndaj shërbimeve të tjera online për reklama të klasifikuara”, tha Komisioni Evropian.

Meta njoftoi se do të ankohet ndaj këtij vendimi, por në ndërkohë, do të bashkëpunojë dhe do të punojë pa humbur kohë për të gjetur zgjidhje për adresimin e çështjeve të ngritura.

Ky vendim i Komisionit Evropian vjen dy vjet pasi ai e kishte akuzuar gjigantin amerikan të teknologjisë se i kishte dhënë përparësi të padrejtë shërbimit të vet për reklama të klasifikuara, Facebook Marketplace, duke i bashkuar dy shërbimet.

Bashkimi Evropian nisi një hetim formal ndaj dyshimeve për sjellje kundër konkurrencës nga Facebook në qershor 2021. Në dhjetor 2022, BE-ja ngriti shqetësime se Meta e lidh rrjetin e vet social mbizotërues, Facebook, me shërbimet e veta online për reklama të klasifikuara.

Facebook e lansoi tregun online Marketplace në vitin 2016 dhe e zgjeroi atë në disa vende evropiane një vit më pas.

BE-ja argumenton se Meta ua imponon Facebook Marketplace njerëzve të cilët e përdorin Facebook-un me një “lidhje” të jashtëligjshme, por Meta tha se ky argument e shpërfill faktin se përdoruesit e Facebook-ut mund të zgjedhin nëse duan të shkojnë në Marketplace, dhe shumë prej tyre nuk e bëjnë.

Meta tha se Komisioni Evropian pretendoi se Marketplace ka mundësi ta pengojë rritjen e tregjeve të mëdha të reja online në BE, por nuk gjeti prova për të dëshmuar se kjo i dëmton konkurrentët.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Ritmi, Ekuilibri dhe Forca në Vallëzimin Modern

April 22, 2025
Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now
Aktualitet

Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now

April 11, 2025
Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë

April 7, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In