Moderatorja e njohur e “Portokallisë” dhe ish-banorja e Big Brother VIP 2, Kiara Tito, ka habitur ndjekësit e saj në Instagram me një pamje krejt ndryshe: me baluke të plota dhe stil tërësisht të ndryshuar.
Për disa sekonda, interneti u nda më dysh, disa mezi e njohën, të tjerë u shprehën se ky stil nuk i përshtatet aspak. Por përpara se të nxitoni të gjykoni stilistin, mësohet se pamja e re nuk ka qenë një vendim i saj personal. Kiara nuk ka prerë flokët – thjesht ka hyrë në një tjetër rol gjatë turneut të humorit “Verë dhe Portokalle”, që mbrëmjen e djeshme ndaloi në Tepelenë.
Grimi i theksuar, veshja ekstravagante dhe baluket ishin pjesë e një personazhi skenik, dhe jo një transformim i përhershëm. E megjithatë, interneti s’fal as role as baluke…