Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Te Tjera

Aktori Kastriot Çaushi feston 67-vjetorin

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
June 14, 2021
Në Te Tjera
0 0
0
Aktori Kastriot Çaushi feston 67-vjetorin
0
Shperndarjet
180
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Nga/Bledi Naska

TIRANË, 14 qershor /ATSH – B. Naska/ Aktori i teatrit dhe kinematografisë shqiptare Kastriot Çaushi sot feston 67-vjetorin e lindjes. Lindi në Tepelenë më 14 qershor 1954. Në periudhën kohore 1973 – 1976 kreu studimet e larta në “Akademinë e Arteve të Bukura” për aktim dhe pasi mbaron studimet fillon punën po si aktor në trupën profesioniste të teatrit  “Skampa” të Elbasanit,  vetëm një vit më vonë nga 1977 deri në vitin 1982.

Më 1982 emërohet pedagog në “Akademinë e Arteve të Bukura” në Tiranë, në degën e Dramës. Në vitet 1997-2007 ka qenë edhe rektori i Akademisë së Arteve për dy mandate ndërsa ka pasur edhe funksionin e dekanit të fakultetit të artit skenik në këtë akademi.

Aktori ka interpretuar në disa role në skenën e teatrit, por më i spikaturi, ai që ka lënë mbresa nga një interpretim pasional ka qenë ai në rolin e Romeos në tragjedinë “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit vënë në skenë nga Teatri Popullor në vitin 1988.

Popullaritet dhe njohje më të madhe si aktor ai mori kryesisht nga rolet e interpretuara në kinematografi ku edhe interpretoi me shumë sukses role kryesore në 17 filma artistike.

Debutimin në ekran e bëri në vitin 1976, ndërkohë që edhe ishte student, kur regjisori Kristaq Mitro i afron rolin kryesor të filmit “Nusja dhe shtetrrethimi”.

Falë paraqitjes së tij të hijshme, portretit tërheqës dhe një loje të shkëlqyer aktoriale, në vitin 1980 arrin t’i japë frymë shëmbëlltyrës së veprës heroike të Heroit të Popullit, Vasil Laçi në filmin “Plumba Perandorit”, atentatorit të perandorit Vittore Emanuel II.

Suksesi i aktorit arrin gjithashtu edhe më pas, me një interpretim brilant, kur realizon figurën e Qemal Stafës në filmin “Qortimet e vjeshtës” në vitin 1981, rol me të cilin Kastriot Çaushi fitoi edhe kupën e Festivalit të III-të të Filmit Shqiptar si aktori më i mirë për atë vit.

Afërsisht të kësaj prirjeje interpretative janë edhe dy role të tjera të rëndësishme të tij.

Arturi tek “Apasionata” (1983) dhe Iliri në “Shirat e vjeshtës” (1984).  Kështu gjatë kësaj periudhe kohore Kastriot Caushi kishte arritur të japë në skene me hijeshi dhe finesë tipin e intelektualit, guximtarit të ndershëm por edhe në mes kundërshtish e dyshimesh përballë marrjes së një vendimi të vështirë.

Krejt ndryshe ndodhi me interpretimin në filmin “Dashuria e fundit” 1994 ku doli jashtë modelit të mëparshëm të një heroi, duke paraqitur në këtë film një figurë me mbartje negative dhe të rrezikshme, të pamëshirshëm si trafikant prostitutash.

Filmat më të njohur në karrierën e artistit janë

Nusja dhe shtetrrëthimi, (1976) Fatmiri

Radiostacioni, (1979) Partizani

Liri a vdekje, (1979) Anëtarë i Cetës së Cercizit

Mëngjeze të reja, (1980) Partizani

Plumba perandorit ,(1980) Vasil Laci

Agimet e stinës së madhe (1981) Gori Muzaka

Besa e kuqe, (1982) Kelmendi

Apasionata, (1983) Arturi

Shirat e vjeshtës, (1984) Iliri

Vendimi, (1984) Kujtimi

Tri ditë nga një jetë, (1986) Sandri

Flutura në kabinën time, (1988) i fejuari i Fluturës

Ngjyrat e moshës, (1990) Kristaqi

Dashuria e fundit, (1995) Trafikanti i prostitutave

Lule të kuqe, lule të zeza, (2003)

Dhimbja e dashurisë (2008) Serial

Në kërkim të kujt (2009) serial

Aktori është vlerësuar edhe me titullin “Mjeshtër i madh i punës” nga Presidenti i Republikës. /j.p/

Etiketa e burimit: ata.gov.al
Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Paralajmërim i ri për 2.5 miliardë përdorues të Gmail-it ndërsa AI sulmon në hyrje
Te Tjera

Paralajmërim i ri për 2.5 miliardë përdorues të Gmail-it ndërsa AI sulmon në hyrje

December 23, 2024
Helikopteri i ambulancës rrëzohet në çatinë e spitalit në Turqi, 4 të vrarë 
Te Tjera

Helikopteri i ambulancës rrëzohet në çatinë e spitalit në Turqi, 4 të vrarë 

December 22, 2024
Harrojeni Chrome – Google fillon të gjurmojë të gjitha pajisjet tuaja në 8 javë
Te Tjera

Harrojeni Chrome – Google fillon të gjurmojë të gjitha pajisjet tuaja në 8 javë

December 21, 2024

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In