Burime pranë pallatit mbretëror kanë zbuluar se intervista bombastike e Harry dhe Meghan me Oprah Winfrey në vitin 2021 u përjetua si “tradhtia përfundimtare” nga Mbretëresha Elizabeth II.
Sipas raportimeve të “Daily Mail”, Mbretëresha u ndje e thellësisht e zhgënjyer dhe e lënduar, veçanërisht për akuzat për racizëm brenda familjes mbretërore. Në intervistë, çifti zbuloi se një anëtar i familjes kishte shprehur shqetësim për ngjyrën e lëkurës së djalit të tyre, Archie — një deklaratë që tronditi opinionin publik dhe vetë Mbretëreshën.
Një tjetër veprim që e mërziti thellësisht ishte përdorimi i emrit “Lilibet” për vajzën e tyre, një nofkë e ngushtë e Mbretëreshës, pa marrë më parë leje. Ky gjest u konsiderua si mungesë respekti ndaj trashëgimisë mbretërore.
Intervista ndodhi ndërkohë që Princi Philip ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, çka sipas burimeve, e bëri momentin edhe më të dhimbshëm për Mbretëreshën, e cila e pa këtë si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj saj dhe familjes.
Ekspertët mbretërorë thonë se kjo intervistë dhe veprimet e mëvonshme të çiftit lanë një njollë në vitet e fundit të jetës së Mbretëreshës, duke i shkaktuar “trishtim të thellë”.