Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Kanadaja do të paguajë 2 miliardë dollarë si kompensim për fëmijët indigjenë.

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
March 10, 2023
Në Aktualitet
0 0
0
Kanadaja do të paguajë 2 miliardë dollarë si kompensim për fëmijët indigjenë.
0
Shperndarjet
21
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

TORONTO, 10 mars /ATSH-AA/ – Gjykata kanadeze miratoi marrëveshjen “historike” prej 2.8 miliardë dollarësh kanadezë (2 miliardë dollarë) të enjten midis qeverisë dhe kombeve indigjene për dëmet e shkaktuara ndaj nxënësve indigjenë në shkollat ditore indiane.

Fondet do t’u paguhen paditësve që përfaqësojnë 325 grupe autoktone si kompensim për dëmet e shkaktuara nga rregulla të ashpra të krijuara për të zhdukur kulturën indigjene, përfshirë gjuhën dhe trashëgiminë. Qëllimi në shkollat ditore ishte i njëjtë me atë që kishte ndjekur Shkollat Rezidenciale Indiane – për të zhdukur kulturën indigjene.

Gjyqtarja e Gjykatës Federale, Ann Marie McDonald tha në vendimin e saj se asgjë nuk mund të paguajë vërtet dëmet e kryera ndaj nxënësve indigjenë. “Siç potencoi (qeveria e) Kanadasë, pagesa prej 2.8 miliardë dollarësh nuk synon të vlerësojë humbjet e pësuara nga anëtarët e grupit, pasi kjo është një detyrë e pamundur”, tha McDonald.

“Jam e kënaqur që zgjidhja është e drejtë, e arsyeshme dhe në interesin më të mirë të anëtarëve të grupeve indigjene. Prandaj, Marrëveshja e Zgjidhjes është miratuar”, tha ajo.

McDonald e quajti marrëveshjen “historike” dhe shtoi se kjo nuk parandalon ngritjen e padive në të ardhmen kundër qeverisë në emër të fëmijëve që humbën jetën ose u zhdukën në shkollat ditore.

Paditësit e grupeve indigjene dhe qeveria federale në fakt ranë dakord për zgjidhjen në janar, por ajo duhej të miratohej edhe nga gjykata.

Nxënësit indigjenë në shkollat ditore lejoheshin të shkonin në shtëpi natën, ndryshe nga shkollat famëkeqe rezidenciale ku jetonin nxënësit. Megjithatë, abuzimi ishte i dukshëm edhe në shkollat ditore.

Në të gjithë Kanadanë kishte rreth 700 shkolla ditore indiane. Ashtu si shkollat rezidenciale, ato drejtoheshin nga kishat katolike romake, anglikane, e bashkuar dhe presbiteriane, ndërsa funksionuan nga vitet 1850 deri në vitet 1990.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Ritmi, Ekuilibri dhe Forca në Vallëzimin Modern

April 22, 2025
Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now
Aktualitet

Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now

April 11, 2025
Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë

April 7, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In