Çdo vit, vendi ynë humbet rreth 20.000 banorë. Gjatë 10 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar 450.000 shqiptarë.
Që prej vitit 2011, Shqipëria ka humbur 7.5% të banorëve të saj, tregojnë shifrat e emigracionit të nxjerra nga Instituti i Statistikave (INSTAT)
Me përjashtim të Tiranës, në 11 qarqe të vendit janë parë efektet e braktisjes së qyteteve shqiptare. Në vitin 2021 janë përshpejtuar ritmet e ikjes.