Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

6 përbërësit aktivë kundër diellit që përthithen shpejt…

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
April 27, 2022
Në Aktualitet
0 0
0
6 përbërësit aktivë kundër diellit që përthithen shpejt…
0
Shperndarjet
40
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë përbërës aktivë: avobenzone, oxybenzone, octocrylene, homosalate, octinoxate dhe octisalate, të testuar në katër formulime të ndryshme të kremrave kundër diellit, treguan përthithje sistemike, me përqendrime plazmatike mbi pragun e vendosur nga Administrata e Ushqimit dhe e Barnave në SHBA (FDA). Ky është rezultati i një studimi të botuar në “Jama”.

“Një studim i mëparshëm pilot demonstroi përthithjen sistematike të katër përbërësve aktivë të pranishëm në kremrat kundër diellit; megjithatë, ishin të nevojshme hetime të mëtejshme për të përcaktuar përthithjen sistematike të përbërësve aktivë shtesë dhe shpejtësinë me të cilën ekspozimi sistemik tejkalon pragun 0,5 ng/mL të rekomanduar nga FDA-ja”, shpjegon Murali Matta (FDA, Silver Spring, Mariland), që ka drejtuar ekipin e punës.

Studiuesit vlerësuan përthithjen sistematike dhe farmakokinetikën e gjashtë përbërësve aktivë në katër produkte kundër diellit, në kushtet e një përdorimi të vetëm dhe të përdorimit maksimal në 48 individë të shëndetshëm. Pjesëmarrësit u përzgjodhën në mënyrë rastësore për të marrë një nga katër produktet, të formuluara si locion (12 vetë), spray aerosol (12 vetë), spray jo-aerosol (12 vetë) dhe pompë spray (12 vetë) të aplikuara në sasitë prej 2 mg/cm2 në 75% të sipërfaqes së trupit një herë në ditën e parë dhe katër herë nga dita e dytë në ditën e katërt, në intervale dyorëshe. Mes njerëzve të përzgjedhur në mënyrë rastësore, studimin e përfunduan 44 vetë dhe u mblodhën 34 mostra gjaku në 21 ditë, nga secili pjesëmarrës. Përqendrimet mesatare maksimale të plazmës të të gjithë përbërësve aktivë ishin më të mëdha se 0,5 ng/ml dhe ky prag u tejkalua ditën e parë, pas një aplikimi të vetëm në të gjitha rastet. Ngjarja negative më e zakonshme ishte skuqja, e cila u zhvillua te 14 pjesëmarrës.
“Këto konstatime nuk tregojnë se njerëzit nuk duhet t’i përdorin kremrat kundër diellit, por se çështja do të duhet të hetohet më tej”, theksojnë autorët.

Në një editorial shoqërues, Adewole Adamson, nga Universiteti i Teksasit dhe Kanade Shinkai, nga Universiteti i Kalifornisë, redaktor përgjegjës në “Jama Dermatology”, janë të një mendimi se, në mungesë të të dhënave të qarta që tregojnë dëmet, përdorimi i kremit kimik kundër diellit mund të konsiderohet ende i përshtatshëm, megjithëse përdorimi i kremrave të diellit me bazë minerale konsiderohet tashmë një alternativë e sigurt. “Thellimi i njohurive mbi përfitimet dhe dëmet e dritës së diellit duhet të jetë një përparësi”, përfundojnë redaktorët.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Ritmi, Ekuilibri dhe Forca në Vallëzimin Modern

April 22, 2025
Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now
Aktualitet

Master the Plié: Dr. Riselda Sejdiu’s Watch Me Part 3 Out Now

April 11, 2025
Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë
Aktualitet

Përpjekja e fshehur pas qendrës së vëmendjes: Dr. Riselda Sejdiu zbulon rëndësinë e stërvitjeve në prapaskenë

April 7, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In