Tregtuesi online më i madh në botë do të shkurtojë edhe 9000 vende të tjera pune. Koncerni në sfondin e “gjendjes së pasigurtë ekonomike” duhet të “zhdërvjelltësohet” sa i përket numrit të të punësuarve.
Vala e mbylljes së kontratave të punës në degën e tekonoligjisë po vazhdon. Pas bumit në periudhën e pandemisë së koronavirusit, inflacioni dhe rritja e shpejtë e interesave u kanë krijuar vështirësi shumë sipërmarrjeve. Pas koncernit amë Facebook-Meta edhe Amazon në sfondin e perspektivës së pasigurtë koniunkturore sërish do të shkurtojë miëjra vende pune: 9000 punonjës të tjerë do të humbasin vendin e punës.
hefi i firmës Andy Jassy deklaroi një raund të dytë shkurtimesh përmes një e-maili dërguar të punësuarve. “Ky ishte vendimi më i vështirë, por edhe ne mendojmë, se afatgjatë kjo do të jetë më e mira për sipërmarrjen”, shkruan ai. Shefi i koncernit Amazon e argumenton shkurtimin e vendeve të punës me “gjendjen e pasigurtë ekonomike”.
Në fillim të vitit tregtari më i madh online oati shkurtuar 18.000 nga rreth 1,5 milionë vende pune gjithsej, Kësaj here ndër të tjera do të shkurohen vende në sektorin e Cloud AWS, në biznesin e anonsave si dhe në shërbimin Livestreaming Twitch.