Vetëm pak javë më parë, ndërsa ishte në transmetim live në Telebingo Shqiptare, Andresa zbuloi se ishte në pritje të ëmbël. Një telefonuese vuri re se Andresa mund të ishte shtatzënë dhe për këtë e pyeti që të sigurohej: “Ka të drejtë zonjaaa”, – pranoi balerina braziliane pa dashur që ta fshehë tashmë faktin që është në pritje të ëmbël.
Në muajin e gjashtë të shtatzënisë, Andresa ishte e ftuar pasditen e sotme në ‘Rudina’ për të rrëfyer më shumë për emocionet e muajve të parë të shtatzënisë. Ajo rrëfeu se disa muaj më parë, fatkeqësisht, ajo ka pësuar një abort, por Zoti bëri një mrekulli me të dhe pak kohë më vonë, i dhuroi një shtatzëni të shëndetshme.
Në një kënd të arreduar me tullumbace rozë dhe bojëqielli, Andresa zbuloi se së shpejti do të bëhet nënë e një djali.
‘Është djalë….’ dhe Mirko, me siguri, do të jetë shumë i lumtur. Emri është menduar në disa variante. Ai mund të jetë Rafael, Salvatore, Leterio ose…
“Tani është luftë në familje” – tha Andresa me të qeshur.