Panairi i Librit në Frankfurt ka hapur dyert këtë të mërkurë për publikun. Agjenda për edicionin e 75-të reflekton kriza
aktuale të botës, nga lufta në Ukrainë tek konflikti Izrael-Hamas.
Kancelari Olaf Scholz anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë hapëse për shkak të një udhëtimi të shkurtër në Izrael dhe Egjipt.
Në vend të tij, ministrja e Kulturës e vuri theksin tek rëndësia e diversitetit.
Në këto momente kemi nevojë për lirinë e mendimit, diversitetin e librave dhe perspektivën dhe kjo është ajo çfarë ky panair ofron”, thotë Claudia Roth, ministre e Kulturës dhe Medias.
Sllovenia është e Ftuara e Nderit këtë vit, me stendën e saj të librave, një hapësirë që tregon se si historia influencon tek letërsia.
“Kufijtë kombëtarë të Sllovenisë kanë ndryshuar ndjeshëm përgjatë historisë. Territori slloven u përkiste kombeve të ndryshme. Dhe gjithë këto influenca, ajo gjermane, mesdhetare dhe sllave kanë lënë gjurmën e tyre në jetën e përditshme, në kulturën dhe artin slloven”, shprehet Miljana Cunta, shkrimtare.
Publicisti slloven Slavoj Zizek shkaktoi zemërim në ceremoninë hapëse, me fjalimin e tij që u ndërpre disa herë nga audienca. Ndërsa dënoi sulmet e Hamasit, ai kritikoi edhe Izraelin dhe shpërfilljen e tij për situatën në Palestinë.