FRANKFURT, 2 prill /ATSH-DPA/- Prodhuesit gjermanë të makinave patën nivele të ndryshme suksesi në Shtetet e Bashkuara gjatë tremujorit të parë të 2022.
“Marka kryesore e BMW-së shiti 73 714 automjete duke shënuar një rritje prej 3.2%. Ndërsa “Mini BMW” shiti 6 876 automjete, 9.4% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, deklaroi sot kompania.
Nga ana tjetër, filiali i Volkswagen, Porsche regjistroi një rënie prej gati një çerek, numri i automejeteve të shitura arriti në 13 042.
Markat Audi e VW janë përballur me një rënie edhe më të madhe të shitjeve. Shitjet e Audi-t ranë me 35%, numri i automejeteve të shitura arriti në 35 505.
Industria e automobilave aktualisht po përballet me problemet e zinxhirit të furnizimit, duke përfshirë çipat e procesorëve që janë thelbësorë për elektronikën e makinave. //a.i/