Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 102 raste të reja me koronavirus nga 1,429 testime të kryera. Fatkeqësisht 1 qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Më konkretisht bëhet fjalë për një qytetare nga Berati 74- vjeç.
Ministria e Shëndetësisë teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 44 pacientë nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.
Aktualisht në të gjithë vendin mësohet se janë 1,570 raste aktive më koronavirus ndërsa 125 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit. Prej fillimit të pandemisë në të gjithë vendin janë shëruar nga koronavirusi në total 267,083 persona.
Sa i përket rasteve të reja, infektimet në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 38 në Tiranë, 8 në Fier, 5 në Berat, 4 në Vlorë, Devilnë, Sarandë, Elbasan, 3 në Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, Lushnje, Gjirokastër, 2 në Kukës, Tropojë, Kavajë, Patos, Prrenjas, 1 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Dropull, Përmet, Korç, Maliq, Pogradec, Devoll, Dimal.
tatistika (05 Mars 2022)
Raste të reja ditore 102
Të shëruar në 24 orë 125
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1,429
Testime totale 1,750,981
Raste pozitive 272,132
Raste të shëruara 267,083
Raste Aktive 1,570
Humbje jete 3,479
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 446
Fier 277
Elbasan 125
Lezhë 188
Vlorë 109
Kukës 107
Berat 101
Shkodër 90
Gjirokastër 60
Korçë 43
Durrës 19
Dibër 5