Në Greqi janë regjistruar mbi 16 mijë persona të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë atje, konfirmon, se nga ana tjetër për fat të keq nuk e kanë fituar betejën me virusin 66 qytetarë. Në njësitë e kujdesit intensive, janë duke u trajtuar 507 pacientë, ku shumica e tyre ndodhen në intubim.
Më tej në njoftim theksohet se numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 2,163,240 (ndryshim ditor + 0,8%), nga të cilët 49,7% janë meshkuj.
Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 390 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2658 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.
Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 66, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 24679 vdekje. 95.2% kishin sëmundje bashkëshoqëruese dhe shumica janë mbi 75 vjeç.
(BalkanWeb)