Vjeshta ka shtuar numrin e qytetarëve që preken nga virozat e stinës. Në Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit është rritur numri i vizitave për këto shqetësime.
Mjekja e familjes në Qendrën Shëndetësore Nr.10 Brunilda Toçila, thotë për ABC se çdo ditë ajo përballet me mbi 6 qytetarë qe paraqesin simptoma të ngjashme me ato të Covid-19. Kryerja e testit zbulon nëse behet fjalë për Covid apo viroza te tjera.
Tetori është muaj i hapur vaksinimesh për të gjithë popullatën. Por prekja nga një viroze e stinës, e bën të pamundur vaksinimin e qytetarit për Covid, për të paktën 14 ditë.
Vaksinën nuk mund ta marrin për 14 ditë edhe ata persona që kanë një familjar të prekur nga Covid, edhe nëse nuk rezultojnë pozitiv.
“Jo, në momentin kur kanë një familjar që është pozitiv me Covid pritet një herë që të mbarojë periudha e karantinimit që është 14 ditë dhe më pas nëse pacienti që ka qenë në kontakt me familjarin pozitiv nuk ka shfaqur simptoma, atëherë do të vazhdojë të karantinohet. Por gjithnjë pasi të ketë përfunduar periudha e karantinmit.”
Temperatura, dhimbjet e fytit, dhe dobësia e trupit janë simptomat e ngjashme të virozave të stinës me ato të Covid. Mjekët apelojnë të gjithë qytetarët me këto simptoma të paraqiten nëpër qendra shëndetësore për të kryer testin e shpejtë./m.j