Më herët në muajin mars, disa përdorues të Facebook u përballën me një email të dyshimtë me titull “Adresa juaj kërkon siguri të avancuar nga Facebook Protect”, ku tregohej se ato duhet të aktivizonin këtë shërbim deri para një date të caktuar, para se të kyçeshin jashtë adresave të tyre.
Ky program sipas Facebook është “një program sigurie për njerëzit që janë më të rrezikuar për t’u shënjestruar nga hakerat”, si përshembull mbrojtësit e të drejtave të njeriut, gazetarët dhe zyrtarët e qeverisë. Për t’i mbrojtur këto adresa Facebook do të monitorojë për rreziqe të hakimit dhe adresat e tyre do të mbrohen nga 2FA (2-factor authentication).
Për fat të keq, adresa që Facebook përdori për të dërguar këtë email ishte [email protected] , tepër i dyshimtë, dhe për këtë arsye njerëzit e injoruan këtë mesazh.
Afati i fundi i aktivizimit për shumicën e personave ishte data 17 mars, dhe që nga ajo ditë ato nuk mund të regjistrohen në adresën e tyre. Dhe pse këto persona po ndjekin hapat e treguara nga vetë Facebook për të rikthyer adresat e tyre, kjo gjë shpesh herë nuk ndodh.
Në datën 18 mars Nathaniel Gleicher, drejtues i politikave të sigurisë në Meta, tregoi përmes një tweet-i se: “Ne po shikojmë për raste të izoluara ku njerëzve do t’i duhet ndihmë për t’u regjistruar në këtë program.”