Femrat duhet të bëjnë kujdes nga implantet e gjoksit
Femrat që u nënshtrohen implanteve të gjoksit duhet të paralajmërohen për një sëmundje e cila lidhet me dhimbje kronike dhe lodhje ekstreme, ka thënë Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë.
Dhjetëra mijëra femra nëpër forumet sociale kanë shprehur se vuajnë nga sëmundja e implanteve të gjoksit, për të cilën ka pak prova shkencore.
Kirurgët, përfshi edhe Shoqatën Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë, kanë kërkuar më shumë studime mbi çështjen.
Sëmundja e implanteve të gjoksit nuk është një diagnozë zyrtare, por disa femra të cilat besojnë se vuajnë nga ajo, thonë se janë shëruar plotësisht pasi i kanë hequr.
Instruktorja e fitnesit, Naomi Maxarthur, 28 vjeç, vendosi të vendoste implante gjoksi në vitin 2014, por brenda pak javësh ajo filloi të ndiente “simptomat më të tmerrshme”
“Më kujtohet se kisha një dhimbje të tmerrshme në stomak,” tha ajo. “Dhe lodhja ishte aq e madhe sikur të kisha vrapuar në një maratonë, nuk mbaja dot asnjë stilolaps në dorë,”
Me kalimin e kohës ajo filloi të kishte disa simptoma si rënia e flokëve, alergji dhe njolla në lëkurë.
“Ishte e tmerrshne,” tha ajo, duke shpërthyer në lot.
Znj. Macarthut, tha se mjekët vazhdonin t’i thoshin se simptomat e saj nuk kishin të bënin me implantet, madje edhe e diagnostikuan me lupus.
Më pas, vitin që shkoi, ajo zbuloi sëmundjen e implanteve të gjoksit dhe gjeti mbështetje nga grupet online.
Ajo vendosi t’i hiqte implantet e saj, dhe tha se brenda pak ditësh simptomat që e kishin rënduar jetën e saj kaq shumë, filluan të zhdukeshin.
“Nuk arrij ta besoj sa mirë ndihem tani,” shpjegoi ajo