Markat rivale luksoze italiane Fendi dhe Versace bashkuat fuqitë për të prezantuar një koleksion të përbashkët duke shënuar kështu fundin e Javës së Modës në Milano. Të famshëm si Demi Moore, Dua Lipa dhe Elizabeth Hurley u mblodhën në mbremjen e shfaqes e cila u mbajt e fshehur deri në minutën e fundit.
Midis modeleve në pasarelë ishin Kate Moss, Amber Valletta dhe Naomi Campbell. Markat konfimuan se kapsula e përbashkët, e projektuar nga Donatella Versace dhe Drejtuesi Kreativ i Fendit Kim Jones dhe Silvia Venturini Fendi, ishte e para për të dy shtëpitë dhe lindi nga miqësia dhe respekti i ndërsjellë profesional.
Stilistët ndërruan rolet për të krijuar veshjet e njëri tjetrit. Koleksioni Versace by Fendi përzien miksuan logon Fendi me motivin grek të firmosjes së Versace, ndërsa koleksioni Fendi by Versace ihte një paraqitje esterike punk-rock, me pilat që zbukuronin pjesët e Fendi. Nuk është hera e parë që stilistët e modës bashkojnë forcat, por zakonisht nuk janë rivalë të drejtpërdrejtë.