Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi dha detaje të hollësishme mbi thyerjen e aplikacionit MATRIX, për mënyrën si funksiononte, përdoruesit e tij dhe çfarë pritet pas zbulimit të bisedave nga ky aplikacion.
– Advertisement –
(Ajo tha se në të shumtën e rasteve, MATRIX është përdorur nga kriminelët për të eleminuar rivalët e tyre.
“Sa përket MATRIX mbetet për tu parë se çfarë do të zbulohet nga ky aplikacion, pasi mund të jetë vijueshmëria e komunikimeve të mëparshme nga SKY ECC dhe Encrochat, dhe mbetet për tu parë që përveç aktiviteteve të jashtëligjshme, trafikut të drogës, krimeve të ndryshme nëse nga ky aplikacion mund të zbulohet diçka në lidhje me fatin e Ervis Martinajt”, tha gazetarja Sara Demushi.
“Referuar Europol janë deshifruar 2.3 milion mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, mes tyre përfshirë dhe gjuha shqipe ndërsa sa i përket përdoruesve në një hetim tre mujor të bërë lidhur me ketë aplikacion kemi të bëjmë me 8 mijë përdorues që kanë paguar midis 1360 deri 1700 euro për të bërë një abonim 6-mujor.)