Të hënën, më 11 nëntor, gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës do të vendosin per të hënën, më 11 nëntor, gjashtë gjyqtarë të seksionit të imigracionit të gjykatës së Romës do të vendosin për ligjshmërinë e urdhrave të ndalimit të shtatë emigrantëve të cilët janë dërguar në qendrën e pritjes në Shëngjin. Ky shqyrtim vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës që anuloi mbajtjen e 12 emigrantëve në kampet e ndërtuara në Shqipëri.
Pas vendimit të gjykatës emigrantët u transferuan në një qendër pritjeje në Bari, duke u bazuar në të drejtën evropiane. Pas këtij vendimi, qeveria italiane nxori një dekret ligjor që rishikonte listën e vendeve të konsideruara të sigurta për riatdhesim.
Vetëm dy ditë më parë, shtatë azilkërkues të rinj, tre nga Egjipti dhe pesë nga Bangladeshi, u transferuan në Shqipëri në kuadër të një procedure përshpejtuese. Njëri prej tyre u rikthye në Itali për shkak të problemeve shëndetësore të konstatuara pas kontrollit mjekësor. Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, mbështet fuqishëm operacionin dhe ka deklaruar se qeveria italiane do të apelojë vendimet e gjykatës. “Ne jemi të bindur se gjithçka është në përputhje me ligjin evropian,” u shpreh Piantedosi.
Në terren ndodhet edhe një delegacion parlamentar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja 5 Yjet, si dhe përfaqësues të shoqatave të Tryezës së Azilit dhe Emigracionit. Ata po monitorojnë kushtet e qendrave, duke përfshirë hapësirat e banimit dhe tualetet, për të siguruar respektimin e procedurave ligjore dhe ndërkombëtare. Përfaqësuesit e delegacionit e kanë cilësuar qendrën si një “burg në ajër të hapur,” duke shprehur shqetësime të thella për kushtet e emigrantëve.