Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
RISI 3D
Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
Kryefaqja Aktualitet

Greqia shënjestron me raketa avionët turq, ministri: Franca dhe grekët janë dyfytyrësha 

Dr. Riselda Sejdiu Nga Dr. Riselda Sejdiu
September 13, 2022
Në Aktualitet
0 0
0
Greqia shënjestron me raketa avionët turq, ministri: Franca dhe grekët janë dyfytyrësha 
0
Shperndarjet
13
PIKAT
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka bërë një mori deklaratash të forta ndaj Francës dhe Greqisë pas takimit të djeshëm Macron-Mitsotakis në Paris. Gjatë fjalës së tij, Akar është shprehur se grekët janë duke u bërë mashë e Francës, të cilët edhe më herët kanë dashur të pushtojnë Turqinë.

“Ne jemi përpjekur vazhdimisht që të ulim tensionin por grekët, duke u bërë edhe mashë e të tretëve gjithnjë gënjejnë, shpifin dhe nxisin tensionet mes nesh. Nuk mund të flasesh nga njëra anë për negociata dhe nga ana tjetër të shënjestrosh avionët tanë me raketat ruse që i kanë në Kretë. Kjo është një politikë e njerëzve me dy fytyra”, tha ai.

Shtypi grek ka zbuluar detaje nga Marrëveshje e Bashkëpunimit Strategjik mes Francës dhe Greqisë të nënshkruar në vitin 2021 duke paralajmëruar turqit pas kërcënimeve për luftë gjatë ditëve të fundit.

Franca të futet në luftë në krah të Greqisë në rast të një sulmi nga Turqia ndaj tokës helene.

Një fakt i tillë është pasqyruar me tituj të medhenj edhe në mediat turke, të cila akuzojnë Francën për ndërhyrje në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Milliyet”, shkruan se kështu Franca është duke ndezur edhe më tepër gjakrat në rajonin e Egjeut, ku tensioni është i lartë aktualisht.

Java e fundit ka qenë mjaft e tensionuar mes dy shteteve, ku pak më parë ministri turk Çavusoglu tha se “Greqia nuk duhej të kruhej shumë” duke paralajmëruar me luftë, ndërsa qeveria greke iu përgjigj dhe turqit kanë vetëm fjalë dhe se kërkojnë të manipulojnë historinë.

Dy shtetet kanë marrëdhënie të acaruara gjatë ditëve të fundit për shkak të ishujve përballë Turqisë, kërkimeve për naftë dhe gaz të kësaj të fundit, por edhe nisur nga kriza e brendshme e turqve në politikë dhe ekonomi.

Çfarë tha Çavusoglu:

“Nëse i futesh një aventurë në emër të të tjerëve, pasojat do t’i vuash sot si në të kaluarën. Ky është një paralajmërim për fqinjin tonë Greqinë. Ushtria turke, e lodhur nga vitet e luftës, e ka kaluar me sukses këtë test të madh atëhere. Sot kushtet tona janë të ndryshme, por kemi të njëjtin besim të palëkundur.

Të gjithë duhet të vendosin se si do të sillen. Ne i themi veçanërisht Greqisë. Mos u bëni peng i të tjerëve. Mos vazhdoni të provokoni. Sepse cilësia e miqësisë turke njihet në lashtësi, ajo e armiqësisë është edhe më e fortë”.

Dr. Riselda Sejdiu

Dr. Riselda Sejdiu

Të ngjashme Posts

Nëse jeni gati ta çoni vallëzimin tuaj në një nivel tjetër, udhëzimi i Dr. Sejdiut në programin “Watch Me” ofron një ekuilibër të mrekullueshëm të teorisë dhe praktikës.
Aktualitet

Dr.Riselda Sejdiu për Watch Me; Kjo është magjia. Kur mësimdhënia juaj bëhet përvoja e tyre

July 6, 2025
Këshilltarët e vaksinave të CDC-së do të votojnë për timerosalin në vaksinat e gripit në takimin e parë të panelit të ri.
Aktualitet

Këshilltarët e vaksinave të CDC-së do të votojnë për timerosalin në vaksinat e gripit në takimin e parë të panelit të ri.

June 21, 2025
Fillimi i pandemisë duket se ka pasur ndikimin më të madh në shëndetin mendor.
Aktualitet

Fillimi i pandemisë duket se ka pasur ndikimin më të madh në shëndetin mendor.

June 18, 2025

Riselda’s Books

Sky Master Project

© 2021 by Troyal TM

Pa rezultat
Shikoni të gjitha rezultatet
  • Aktualitet
    • Moti
    • Horoskopi
  • Personazh
  • Show-Biz
    • ART GALERI
  • Art Publications
  • Fashion
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • Kujdesi për veten
    • Parfume
    • Këndi i Gatimit
    • Teknologji
  • It’s ART time!
  • Kritikë Arti
  • Risi Mulli
    • VIP Gate
  • Yoga

© 2021 by Troyal TM

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In