Report Tv sjell pamje ekskluzive nga vendi ku po groposen pulat e ngordhura me grip shpendësh. Në Shijak janë hapur 2 gropa, në një zonë e cila është larg zonave të banuara, por nga sa shihet me sy të lirë, ka toka bujqësore ku po kullosin bagëti.
Atë që duhet të bënin isntitucionet, e bëri Report Tv duke sjellë transparencë të plotë mbi procesin e groposjes së pulave si pasojë e gripit të shpendëve. Siç shihet në pamjet ekskluzive, në zonën mes Metallës, Bodinakut, Karpenit dhe Shijakut, shumë pranë Marikaj janë hapur 2 gropa, që ku janë asgjësuar pulat e ngordhur. Gropat ndodhen larg zonave të banuara, e megjithatë ka shumë pranë toka bujqësore, ku ka edhe të mbjella apo bagëti që kulloten.
Në pamjet e Report Tv shihet qartë gjithë procesi i asgjësimit, ku sasia e pulave, nga kamioni hidhen në gropë, më pas i vendosen dezifektanti (pluhuri i bardhë), dhe më pas gropa mbulohet. Përfaqësuesi i veterinarisë ka sqaruar për Report TV se gropa do të rrethohet dhe nuk do të lejohet që të afrohet njeri apo as kafshë.
-Do të ketë ngarkesë tjetër që do të vijë?
Mirëpo, teksa kamioni po hidhte pulat në gropë, aty pranë qëndronte një qytetar. Për mikrofonin e Report Tv, Nuri Domi thotë se ai është pronari i kësaj toke dhe ka denoncuar se ai nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar për t’i marrë leje apo për ta njoftuar paraprakisht që kjo hapësirë do të shndërrohej në një zonë për groposjen e shpendëve të ngordhura me grip shpendësh.
Ne jemi në pritje, dhe deri sa të vijë ne do jemi këtu që të mos lejojmë asnjë kontakt.
-Pluhuri i bardhë çfarë është?
Është dezifektantë, që ka ardhur nga Italia për këtë punë
-Duhet të ketë një shtresë plasmani që të mos kalojnë ujëra?
Është përzgjedhur toka e tillë, që të mos preket mjedisi dhe është bërë licensimi i tokës.
-Kjo është gropa e parë?
Kemi pasur një që kemi mbyllur mbrëmë, kjo është e dyta dhe do të shohim, jemi në proces gjatë ditës.
-Nuk shoh që mbahet një proces-verbal…
Mbahet procesverbal, patjetër.
-A ka pasur përfaqësues nga pushteti vendor?
Të gjithë bashkë, se ne jemi nga Ministria e Mjedisit, pushteti vendor, AKU dhe ne të Veterinarisë që ndjekim procesin.
-Është rasti i parë që veprohet kështu se ka një farë frikë dhe paniku dhe mungesë informacionu nga qytetarët
Në këtë lloj madhësie është për herë të parë, por kjo është një sëmundje që prek kafshët dhe jo njerëzit.
-Gropa do të mbyllet?
Gropa do të mbyllet, e gjithë zona do të rrethohet dhe s’do ketë asnjë lloj kafshe as të butë e as të egër.
-Sa duhet të riciklohen?
Këtë duhet ta thonë ekspertët.
“Janë në tokën time, kanë ardhur mbrëmë dhe e kanë bërë si hajdutët, kriminelët, s’është tokë buke, unë sjell gjënë e gjallë këtu, si do të jetojmë ne. Kjo i përket pushtetit të Shijakut, s’më kanë kontaktuar, një baballarë e ka pasur”, tha Nuri Domi.
Gripi i shpendëve u konfirmua në Shqipëri në datën 19 mars, teksa ashtu sikurse ka raportuar në herët, institucionet kanë pasur një mungesë transparenteqë nga njoftimi se pulat ishin prekur nga ky virus e deri te groposja e tyre.