Kostumet e Halloween-it janë specialitet i Heidi Klum dhe zgjedhja e këtij viti e vërteton më së miri. Vit pas viti, supermodelja frymëzon gjithë Instagramin me ide të mirëfillta kostumesh për ditët e frikshme të Tetorit. Gjithsesi, zgjedhja e 2021-it duket thjesht jashtë çdo parashikimi.
“Kur s’ka më vende në ferr, të vdekurit do të ecin nëpër Tokë!”- shkruan Klum në përshkrimin e videos së postuar. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një projekt të ri që shkon përtej një kostumi të thjeshtë Halloween-it, por përpjekjet e Klum meritojnë medalje.
Sa i përket kostumeve të Halloween, Heidi Klum është mbretëresha. Aktorja 44-vjeçare ka shkëlqyer në çdo fest Halloween që në vitin 2000 dhe ky është fakt.