Ajo dhe bashkëshorti i saj Matthew Koma u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin Mae James Bair.Së fundmi cifti përmes rrjeteve të tyre sociale ka postuar foto nga momenti gjatë lindjes në shtëpi.Hilary ka përgëzuar të gjitha nënat duke treguar se sa e vështirë është të rritësh një fëmijë.”Ndihem gati të ndaj me ju disa fotografi nga dita e lindjes së Mae! Që unë të ndihesha e sigurt gjatë lindjes ishte thelbësore që të kisha sistemin e duhur mbështetës. Sasia e përsosur e hapësirës, humorit, qetësisë dhe njerëzve që mbështesin fuqinë time. Bashkëshorti im është spiranca më e qetë në dhomë kur unë ndjehem sikur ngjitem në mure. Mamaja ime ishte atje për të na përgatitur ushqime ndërsa shikonte me një buzëqeshje të madhe nervoze e priste të bëhej gjyshe sërish.Kjo është punë e vështirë, çdo mënyrë që një grua sjell në jetë një fëmijë është. Nga shtatëzënia, deri te lindjet në spital ose në shtëpi, ushqyerja me gji dhe rritja e këtyre qenieve të vogla me përgjegjësi, për t’i bërë qytetarë të besueshëm, të mirë të botës. Një aventurë e lodhshme, magjike, e mrekullueshme. Pra brohorisni nëna të plotfuqishme”, u shpreh aktorja.